Matja dhe lokalizimi i tërmeteve Tërmeti si dukuri natyrore e çlirimit të energjisë karakterizohet me hipoqendrën e cila paraqet vendin ku ndodh tërmeti dhe epiqendra rruga më e shkurtër e valëve të tërmetit, që si rrjedhojë gjendet menjëherë mbi hipoqendër ose vatër. Madhësia e tërmetit ose forca e gjeneruar në vatër të tërmetit matete me shkallën rihter (richter scale) ku secili numër i plotë i përgjigjet një force e cila është 32 herë më shumë se ai pararendës dhe ndryshe njihet si magnituda e tërmetit dhe shënohet me që nënkupton si madhësia lokale pasi në fillimet e veta C. Richter e përdori vetëm për të matur madhësinë lokale të tërmetit, por sot ekziton edhe ajo që quhet magnituada momentale që shënohet ( ML) paraqet intensitetin e tërmetit në sipërfaqe duke marrë parasyshë edhe faktorë tjerë si zhvendosjen horizontale të shkëmbinjëve, dendësinë e shtresave dhe sipërfaqen e përfshirë në thyerje. Përveç shkallës rihter për matjen e tërmeteve ekziston edhe
Posts
Showing posts from July, 2017
- Get link
- X
- Other Apps
Parashikimi i tërmeteve Me gjithë orvatjet e shumta për parashikimin e tërmeteve, sot e kësaj dite nuk ekziston ndonjë metodë efikase për të gjetur me saktësi kohën e çlirimit të energjisë sizmike, ajo me te cilën majftohen sizmologët dhe inxhinjerët e ndryshëm është parashikimi i vendeve potenciale të krijimit të valëve sizmike dhe madhësisë së paraparë të tërmetit. Nga orvatjet më të shpeshta afatshkurtëra të parashikimit të tërmetit janë: luhatjet e fushës magnetike të Tokës, emetimi i gazrave nga burime radioktive si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjëve ose thyerjeve, ndryshimi i nivelit të ujërave nentokësorë dhe temperaturës si dhe dukurive të tjera. Por të gjitha këto nuk plotësojnë kushtet e një parashikimi të mundshëm. Fig 1: Disa nga tërmetet në Ballkan dhe kufiri pllakave tektionike Si masë më shkencore dhe objektive që deri më tani i ka dhënë edhe frutat e saj, është parashikimi ose përcaktimi i zonave potencialisht të mundshme të ndodhjes së tërmeteve, rrjedhimi
- Get link
- X
- Other Apps
Tërmetet Korja e tokës mbi të cilën ne kryejmë aktivitet tona të përditshme gjithmonë është në lëvizje të pahetueshme nga ne, përpos në raste të caktuara kur kemi thyerje apo ndryshim të menjëhershëm të shtresave shkëmbore për gjatë thyerjeve aktive duke shkaktuar çlirime të menjëhershme të energjisë që në sipërfaqe të Tokës manifestohet me lëkundje dhe dridhje në varësi të energjisë së liruar. Tërmetet gjatë gjithë historisë së njerëzimit ishin një rrezik objektiv për shoqëritë njerërzore, prandaj edhe vëmendja njerëzore dhe intelektuale posaçërisht ishin të përqënduara në hetimin dhe analizimin e dukurive që shkatëronin vendbanimet e njerëzve. Që para erës së re kishte orvatje tek kinezët për matjen e tërmeteve me anë të aparaturave tepër modeste dhe primitive. Por nga hulmtimet e mëvonshme dhe moderne edhe pse mekanizmat për matjen e tërmeteve kanë ndryshuar përsëri pafuqia njerëzore ndaj kësaj dukurie nuk ka bërë ndonjë progres në dobi të parashikimit apo edhe parandalim