Parashikimi i tërmeteve
Me gjithë orvatjet e
shumta për parashikimin e tërmeteve, sot e kësaj dite nuk ekziston ndonjë metodë
efikase për të gjetur me saktësi kohën e çlirimit të energjisë sizmike, ajo me
te cilën majftohen sizmologët dhe inxhinjerët e
ndryshëm është parashikimi i vendeve potenciale të krijimit të valëve sizmike
dhe madhësisë së paraparë të tërmetit. Nga orvatjet më të shpeshta
afatshkurtëra të parashikimit të tërmetit janë: luhatjet e fushës magnetike të
Tokës, emetimi i gazrave nga burime radioktive si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjëve
ose thyerjeve, ndryshimi i nivelit të ujërave nentokësorë dhe temperaturës si
dhe dukurive të tjera. Por të gjitha këto nuk plotësojnë kushtet e një parashikimi
të mundshëm.
Fig 1: Disa nga tërmetet në Ballkan dhe kufiri pllakave tektionike |
Si masë më shkencore dhe objektive që deri
më tani i ka dhënë edhe frutat e saj, është parashikimi ose përcaktimi i zonave
potencialisht të mundshme të ndodhjes së tërmeteve, rrjedhimisht ato zona janë
kufijtë e pllakave tektonike, sidomos ato me konvergjencë, ose të tipit
transformues të kufijve. Në këtë pikë duhet bërë kujdes se tërmetet mundet të paraqiten edhe brenda
pllakave tektonike ose mikropllakave, në varësi të “degëzimit” të serisë së çarjeve
tektonike aktive, si që kemi rastin në shumë vende por edhe tek ne në Ballkan
dhe RM, ku përplajsa ndërmjet pllakës afrikane në jug dhe asaj euroaziatike në
veri, ka krijuar një sëre çarjesh dhe mikropllakash që janë përgjegjëse për ‘prishjen
e qetësisë sonë’.Shkencëtarët duke pasur parasyshë aktivitetin
tektonik të rajonit, sistemin e çarjeve, llojin e shkëmbinjëve ose shtresave të
ndryshme të shkëmbinjëve, sizmicitetin historik të rajonit, duke shfrytëzuar
arkivën e instituteve të ndryshme sizmike dhe njëherit kërkimet arkiologjike
ose të gjurmëve të tërmeteve nëpër objekte historike, mundet të vijnë deri tek
përcaktimi relativ i kohës dhe përsëritjes së tërmeteve të fuqishme në një
rajon të caktuar. Ajo që dihet me saktësi është se tërmeteve të fuqishëm u
duhet një kohë e konsiderushem e tendosjes ose akumulimit të energjisë, ku sa më
e madhe të jetë koha e mos paraqitjes së tërmetit aq më tepër shtohen gjasat për
rritjen e fuqisë së tërmetit.
Fig 2. Harta rrezikut sizmik probabilitar i Evropes spektri akselerimit SA. |
Gjithashtu sa i përket mundësisë së kthimit
të një tërmetit të fuqishëm shpesh janë tregues edhe paragoditjet që në disa
raste u paraprinë katastrofave, por më e shpeshta është shoqërimi i tërmeteve të
fuqishëm me pasgoditje deri ne disa ditë ose në raste të tërmeteve të mëdha
edhe disa muaj, e gjithë kjo si pasojë e prishjes së strukturave gjeologjike në
thellësi, aktiviteti permanent i lëvizjeve makro dhe mikro tektonike, ku këta lëvizja
karakterizohen edhe me ‘ekulibrin e përkohshëm’
të qetësisë sizmike të një rajoni. Thellësia e strukturave gjeologjike si
dhe lidhja e tyre me lëvizjen e pllakave tektonike, si pasojë e konveksionit të
magmës në mantelin e Tokës, demanton bestytnitë e ndryshme që qarkullojnë nëpër
gojëdhënat e popullit duke bërë lidhshmërinë ndërmetj kushteve ekstreme të motit
lagështi-thatësi dhe aktiviteteve sizmike. Së paku deri më tani nuk ka një konfirmim
të tillë shkencorë. Ekzistojnë edhe punëtorë të instituteve sizmike të rajonit
që kanë bërë punime duke lidhur edhe kushtet ekstreme të shirave dhe paraqitjes
së tërmeteve, megjithëse në disa raste me shtimin e peshës së ujit nga liqenet
artificiale ose si pasojë e infiltrimit të ujërave sipërfaqësorë nëpër galeri
dhe shpella, mund të shkaktojë edhe rrënien e tavaneve të shpellave dhe krijimine
e tërmeteve të vegjël.
fig 3. Pllakat tektonike dhe mikropllakat me serin e carjeve përgjejgjëse për tërmetet në Ballkan (USGS) |
Sjelljet e kafshëve si brejtësve, disa peshqëve etj. nga publiku i gjërë shpesh priren të gjykohen si masa paralajmëruse të tërmeteve, megjithësë ka një pjesë të vërtetë se kafshët kanë shqisa më të zhvilluara se ne, sidomos kafshët që jetojnë brenda tokës, mundet që edhe të ndëgjojnë ardhjen e valëve primare, si më të shpejtat. E vërteta është se edhe sizmografi falë ndjeshmërisë së tij, i regjistron këta valë duke lënë kohë deri në një minutë në varshmëri të largesës nga epiqendra e tërmetit deri tek ardhja e valëve sekondare dhe atyre sipërfaqësore me amplitudë më të madhe se valët P, mirëpo tani vetëm se ka ndodhur tërmeti, pak a shumë i ngjason osicilimit të vetëtimës me murmurimën, ku edhe pse pas ndriçimit të vetëtimës dëgjohet zhurma e murmurimës, ato kanë ndodhur në të njëjtën kohë, por falë shpëjtësisë më të madhe të dritës krahas valëve zanore, vetëtimën e ndëgjojmë të parë, mirëpo edhe kjo nuk ka të bëje me parashikimin.
Comments
Post a Comment