
Pllakat Tektonike dhe shpërndarja e kontinenteve Teoria për ekzistencën e pllakave tektonike (fig,1) shenjat e para i dha që në fillim të shekullit XX, kur gjeofizicienti dhe klimatologu gjerman Alfred Vagner-i , duke vëzhguar përputhjet e vijave kufizuese ndërmjet Amerikës së jugut dhe Afrikës si dhe deri në një farë mase edhe ato të Europës, Amerikës Veriore bashkë me Grenlandën, erdhi në përfundim se të gjitha këto kontinente të ndara sot ishin pjesë e një tërësie kontinentale të dikurshme (fig,5) të quajtur Pangea (d.m.th. “gjithëtoka”) e rrethuar me të ashtuquajturin Pantalase ( d.m.th “I gjithë oqeani). Fig 1 : Pllakat tektonike dhe tipi kufijëve të tyre, burimi i hartës (www.johomaps.com). Sigurisht se provat e vetme të bashkimit të të gjitha kontinenteve në një të vetëm nuk ishin vetëm ato vizualet të cilat përputheshin ndërmjet kufijve të kontinenteve, por ekzistonin edhe prova të tjera që Vagner-it i shtonin besimin në teorinë revoluc...