Vërshimet në RM
Si pasojë e rreshjeve të dendura dhe kombinimit të faktorëve natyrorë dhe
antropogjen në vitet që lamë pas përreth qytetit të Tetovës dhe atij të Shkupit
patëm paraqitjen e vërshimeve edhe pse këto dukuri u paraqiten me një interval
kohorë njëvjeçar faktorët që kushtëzuan këto ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri.Mendohet
se me rritjen e gazrave serë rritet edhe
energjia e akumuluar përbrenda atmosferës së tokës, duke shkaktuar kështu edhe
mote ekstreme të temperaturave dhe rreshjeve në nivele globala, kështu që edhe
vendi jonë si pjesë e planetit nuk kursehet nga këto disbalanca përbrenda
atmosferës së tokë.
Por duhet pasur parsyshë se vërshimet e
ndodhura në malësinë e Tetovës nuk ishin vetëm të karakterit klimatik, por ato
qenë të kombinuara nga tektodinamika dhe tektostatika formimit të Malit Sharr si dhe vetë
faktorit antropogjen. Mali Sharr si
mal i formuar nga lëvizjet e reja tektonike horst-grabenor, karakterizohet gjithashtu
edhe me pjerësi të konsidersushme të shpateve, duke bërë që lumenjtë të kenë
shpejtësi të kosiderueshme duke u dhënë shpateve të luginave karakter pothuajse
kanjonik në këtë zonë. Nga erozioni i
fuqishëm përgjat thellimit të shpateve atje ku enregjia kinetike e lumit bie, bëhet
edhe shtresëzimi i materialit të mbartur duke krijuar konet aluvionale mbi të cilët
janë ngritur edhe një numër i madh i vendbanimeve të Pollogut dhe Malësisë së
Sharit përgjat rrafsheve abrazive fosile, duke u rrezikuar nga rregjimi i
ndryshueshëm lumorë që herë pas here me vete mbart edhe shkëmbinj dhe material të
eroduar gjatë shtratit apo edhe nga rrëshqitjet dhe denudacionit përgjatë
shpateve të luginave.
Malin Sharr e karakterizojnë në masë të
madhe shkëmbinjtë terigjen me aftësi ujëmbajtëse, duke mundësuar kështu zhvillimin
e një rrjeti të dendur lumorë që në kombinim me pakujdesinë njerëzore me
prerjen dhe varfërimin e vegjetacionit përgjat shpateve, me hudhjen e materialeve
ndërtimore të gërmadhave, ka rritur dukshëm rrezikshmërinë e vërshimeve lumore
që në vete mbartin material shkëmborë të eroduar si pasojë e denudacionit nëpër
shpate, nga mungesa e vegjetacionit dhe atij të hudhur nga vetë njeriu.
Për dallim nga vërshimet e gushtit të vitit 2015
në malësinë e Tetovës ku shkaktuan 5 viktima dhe që kishin karakter të kombinuar
gjeologjiko-klimatik me përfshirje edhe të faktorit antropogjen. Vërshimet e
një viti më pas, gjegjësisht të gushtit të 2016-ës të ndodhur në Shkup ku dhe
pasojat ishin më të rënda me 21 viktima
kishin karakter klimatik si pasojë e rënies të një sasie marramendëse
prej 93 l m3/h dhe papërgaditja infrastrukturore
për përballimin e një sasie të tillë bëri që niveli i ujit sipas raporitmeve të
dëshmitarëve dhe dëmeve të vërejtura më pastaj, të arrinet diku rreth 2m lartësi.
Banorët që më së shumti u prekën nga kjo katastrofë ishin banorët e lagjeve Hasanbeg
dhe Stajkovcë.
Fig 3: Prerja vertikale e mureve të ' Fushëgropës së Pollogut ' |
Comments
Post a Comment