Krijimi dhe fati i Universit
Idetë dhe konceptet tona
mbi universin pësuan një kthesë të madhe
gjatë gjysmës së parë të shekullit të kalur (1929), kur Edvin Habël (Edwin Hubble) nën vëzhgimet
astronomike zbuloi ligjshmërinë që thotë se vijat spektrale të shumicës dërmuese
të galaktikave janë të zhvendosura kah pjesa e kuqe e spektrit. Sa më e madhe
që është largësia e galaktikave nga ne aq më e madhe ësht zhvendosja, si pikë
vrojtimi, ky zbulim për ndryshe njihet si “zhvendosja e kuqe”.Duke përdorur ligjshmëritë e efektit
doppler shkencëtarët erdhën në përfundim se largësia ndërmjet nesh dhe galaktikave
të tjera gjithmonë rritet njëlloj si pikat në një balonë, që sa më shumë rritet
vëllimi nga fryerja aq më e shprehur bëhet largësia ndërmjet pikave duke e
ruajtur formën gjeometrike paraprake. Vëzhgimet e E. Hablit, nën efektin doppler,
izotropia e lëvizjes në të gjithë kahjet, propozimet e Xhorxh Gamovit, (Geroge
Gamow), për ekzistimin e “jehonës” së shpërthimit të madhë (Bing Bang-ut) në
formë të radiovalëve me gjatësi të shkurtër valore të shpërndarë njëtrajtësisht,
ishin disa nga nxitjet dha faktet që shtynë në formulimin e idesë së Big Bang-ut,
njëherësh duke i dhënë fund edhe idesë “stacionare të universit”, që më vonë në
vitin 1965 do të vërtetohet ky rezatim nga dy radioastronomët Anro Penziasi dhe
Robert Vilson, që konsidorohet si një ndër zbulimet më të mëdha të shekullit të
kaluar që njëkohesisht vërtetoi edhe teroinë e “Big Bang-ut”.
Observimet dhe analizat bashkëkohore të fillimshekullit
tonë, njëkohësisht dhanë dhe provën e parë të saktësisë së teorisë së relativitetiti
me zbulimin e valëve gravitacionale, ku hapësira përbën unitet më kohën, mund të
përkulet dhe të dërgojë valë njëjtë si çdo mjedis tjetër fizik, nën parimin e
dualitetit të grimcave dhe valëve gjithashtu këto mund t’i përkufizojmë edhe si
“grimaca gravitacionale” ose “gravitonet”
falë observimit të observatorit LIGO që dhe njëherit dha provën e gjenialitetit
të Ajnshtajnit (Einstein), ku në bazë të teorisë së tij mbi parimin e relativitetit,
Big Bang-u ndodhi kudo dhe pa qendër.Një ndër sfidat e shkencëtarëve sot ështe
llogaritja e masës së saktë të Universit, pasi nga ajo do ta kuptonin dhe fatin
përfundimtarë të tijë, si “Big Crunch” ose si “Big Freez”, kështu që nëse ekziston një sasi relativisht
e vogël lënde e pamjaftueshme që të pengojë zgjerimin e universit atëherë fati i
tij do të ishte një “Univers i hapur dhe i ngrirë”, ndërsa anasjelltas nëse lënda brenda universit
do të kishte masë të madhe dhe të mjaftueshme që me gravitetin e saj të ndikojë
në tkurjen e universit atëherë do të kishim një “ univers të mbyllur” të njohur
si “tkurja e madhe” nga dhe “do të lindnin
pyetjet edhe mbi ndikimet që do të kishte në kohë-hapësirë nëse zgjerimi i universit
është njër ndër faktorët e kahjes së kohës, pa anashkaluar dhe faktorin psikologjik”.
© Gëzim Selami, 2017
Comments
Post a Comment