
Matja dhe lokalizimi i tërmeteve Tërmeti si dukuri natyrore e çlirimit të energjisë karakterizohet me hipoqendrën e cila paraqet vendin ku ndodh tërmeti dhe epiqendra rruga më e shkurtër e valëve të tërmetit, që si rrjedhojë gjendet menjëherë mbi hipoqendër ose vatër. Madhësia e tërmetit ose forca e gjeneruar në vatër të tërmetit matete me shkallën rihter (richter scale) ku secili numër i plotë i përgjigjet një force e cila është 32 herë më shumë se ai pararendës dhe ndryshe njihet si magnituda e tërmetit dhe shënohet me që nënkupton si madhësia lokale pasi në fillimet e veta C. Richter e përdori vetëm për të matur madhësinë lokale të tërmetit, por sot ekziton edhe ajo që quhet magnituada momentale që shënohet ( ML) paraqet intensitetin e tërmetit në sipërfaqe duke marrë parasyshë edhe faktorë tjerë si zhvendosjen horizontale të shkëmbinjëve, dendësinë e shtresave dhe sipërfaqen e përfshirë në thyerje...